Rita Ora dhe Romain Gavras po vazhdojnë të forcojnë lidhjen çdo herë e më shumë që kur u panë së bashku në korrik.

Rita u shfaq aq e dashur në krah me Romain Gavras pas një nate me miqtë në Londër të mërkurën, transmeton rtv21.tv.

Këngëtarja, 29 vjeçare, dukej në formë të mirë në një xhaketë të zezë dhe një palë tuta sportive gjatë kthimit në shtëpi. Rita dukej se ishte në humor të mirë, ndërsa dukjen e kompletoi me një kapelë bejsbolli e flokë të kapur mbrapa.

Regjisori gjithashtu kishte të veshur një xhaketë të tillë, gjersa shihet duke mbajtur duart në xhepat e tij.

Ky lajm vjen disa ditë pasi artistja shqiptare u fotografua me një unazë diamanti në dorë, duke ndezur thashethemet se ajo dhe Romain janë fejuar./21Media