Rita Ora publikoi klipin e këngës “How to be lonely”
27 Mars 2020
Rita e mrekullueshme me performancën e saj
Rita e mrekullueshme me performancën e saj
Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka publikuar klipin e këngës e “How to be lonely”, të cilën ditë më parë artisja e publikoi në versionin audio.
Në këtë klip Rita shfaqet me një stil unik, si dhe me disa skena që vështirë se i keni parë në projektet e artistëve të tjerë.
“How to be lonely” është kompozuar nga këngëtari dhe kantautori Lewis Capaldi, i cili ka fituar dy çmime ‘Brits’ sivjet.
Kujtojmë se pas publikimit të albumit “Phoenix” në vitin 2018, Rita ka marrë pjesë në xhirimet e filmit “Oliver Twist”./21Media