Aktori amerikan, Chadwick Boseman, i njohur për rolin e Black Panther ka vdekur nga kanceri në moshën 43 vjeçare.

Për vdekjen e ti,  keqardhje shprehen shumë yje botërore e në mesin e tyre edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora.

Ajo në Instagram ka publikuar një fotografi me Boseman, të cilin e ka cilësuar si hero.

“Një super hero në ekran dhe jashtë tij. Ju dërgoj dashuri famljes dhe miqëve të Chadwick Boseman. U prehtë në paqe!”, shkruar Rita.

Lajmi për vdekjen e tij erdhi si një tronditje për shumë njerëz pasi Boseman nuk e diskutoi kurrë diagnozën e tij publikisht. Sidoqoftë, fansat filluan të ngrenë shqetësime mbi shëndetin e tij këtë vit për shkak të humbjes së dukshme të peshës./21Media