Rita, vjen mahnitëse me pamjen e saj prej një ylli botëror

Rita, vjen mahnitëse me pamjen e saj prej një ylli botëror

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka publikuar videoklipin e këngës “Your Song”.

Kënga e cila fillimisht është publikuar vetëm si audio dhe deri tani ka arritur mbi 11 milionë klikime, tash vjen me një klip të realizuar me shumë kujdes.

Kënga e saj e re, e shkruar nga artisti shumë i famshëm Ed Sheeran, shënon rikthimin e saj në muzikë pas 2 vitesh pauzë. /21Media