Dafina Zeqiri njihet si një prej artisteve që pëlqen të eksperimentojë shumë me dukjen.

Shpeshherë ajo publikon imazhe që shfaq trupin e saj dhe merr komente të shumta për linjat perfekte.

Së fundmi, Dafina ka nxitur reagime të shumta me disa imazhe që i publikoi në Instagram, shkruan rtv21.tv

Edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, nuk hezitoi t’i tregoj Dafinës se pëlqen shumë trupin e saj.

Kujtojmë se “Mos shko” mban titullin projekti i fundit muzikor i Dafinës, të cilin e solli në bashkëpunim me Yll Limanin. Videoklipi i kësaj kënga ka arritur të klikohet mbi 6 milionë herë në YouTube, që nga publikimi rreth dy muaj më parë./21Media