Në nderim të Rita Orës, MuralFest ka pikturuar atë në një mural në qytetin e Ferizajt, në pjesën anësore të një banese.

Është përzgjedhur që imazh i pikturimit të jetë një fotografi e këngëtares shqiptare me veshje tradicionale, ku shfaqet me duar te gjoksi duke bërë simbolin e shqiponjës.

Në emisionin Bon Bon të RTV21, artistja Lebibe Topalli ka prezantuar muralin, i cili pritet që sot të finalizohet.

 

Me të parë këtë, Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory videon e emisionit dhe është shprehur e lumtur për muralin me veshje kombëtare që po i bëhet në Ferizaj.

“Uau, ju më keni marrosur mua nga larg me këtë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.

 

Rita, e cila gjithmonë tregon se sa krenare është për vendlindjen e saj, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të promovuar traditat shqiptare.

30 vjeçarja u shfaq me veshje kombëtare shqiptare në videoklipin e këngës “Big”,  dhe numëron mbi 11 milionë klikime në kanalin YouTube./21Media