Rita tregon se a ishte fustani i saj i martesës ai që kishte veshur në videoklipin e ri

Rita Ora ka ngritur dyshimet se fustani që mbante të veshur në videoklipin e këngës së re, mund të ishte fustani i saj i martesës.
Këngëtarja kosovare me famë botërore e ka konfirmuar se ajo është martuar me regjisorin hollivudian, Taika Waitit, në një ceremoni private, verën e kaluar.
32-vjeçarja shfaqet në videoklipin e këngës së re “You Only Love Me” me një fustan nusërie, teksa në këngë flitet për një martesë që ajo nuk do të donte ta kishte.
Duke folur të premten në “The One Show” Rita i ka hedhur poshtë dyshimet se fustani që mban të veshur në videoklip është në të vërtetë fustani i saj i martesës me Taikan.
“Jo, nuk ishte në fakt ai që vesha”, është shprehur Rita kur u pyet nga prezantuesi Alex Jones për fustanin.
Ajo shtoi se po tregohet më “e hapur” për të sjellë jetën e saj personale në muzikën e saj dhe tha se është në një “epokë të re”, duke shtuar se këngët e saj të ardhshme do të tregojnë historinë e saj.
“Kjo është një epokë e re e vërtetë për mua dhe jam shumë e emocionuar të ndaj historinë time me të gjithë”, shtoi ajo.
Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Rita Ora, më 27 janar ka publikuar videoprojektin e ri muzikor, “You Only Love Me”.

Back to top button