Në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës urimet kanë qenë të shumta jo vetëm nga politikanë, por edhe nga artistët.

Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë të veçantë, shkruan rtv21.tv

Ajo ka postuar në rrjetet sociale disa fotografi, ku shfaqet me veshje kombëtare – fotografi këto të cilat janë realizuar në prapaskenat e xhirimeve të kilipit të saj më të fundit.

“Urime Dita e Pavarësisë Kosova! Urime 13 vjet pavarësi Kosova jonë”, ka shkruar Rita.

Këtë postim artistja e shfrytëzoi të potencoi suksesin e videoklipit të këngës “Big”.

“Ju e bëtë të qeshur këtë vajzë të vogël sot, si e pesta në top 5 në Spotify me ‘Big’. Uau, faleminderit shumë të gjithëve”, ka shkruar tutje ajo./21Media

 

Happy Independence Day Kosova!!! Urime 13 vjet pavaresi KOSOVA jone! 🧡🧡🧡🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰 Celebrating with my traditional outfit…

Posted by Rita Ora on Wednesday, February 17, 2021