Për shkak të angazhimeve të reja, Rita Ora është zhvendosur në Australi qe disa javë.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare shijoi një pushim të shkurtër nga puna, në diell pranë pishinës në hotelin e saj në Sidnej.

30 vjeçarja tërhoqi vëmendjen me një palë bikini ngjyrë bezhë, ndërsa vjen e mrekullueshme pa makijazh.

Por paparacit kanë kapur një moment të sikletshëm të artistes, e cila zbuloi më shumë se që duhet në këto fotografi.

Kujtojmë se Rita është e angazhuar si anëtare e jurisë në garën për talent të rinj “The Voice of Australia”.

Ajo ka publikuar versionin akustik të këngëve të saj të reja, javë më parë.

Bëhet fjalë për këngët “Big”, “Bang Bang”, “Mood” dhe “The One”, të cilat janë pjesë e mini-albumit të saj më të fundit, të titulluar “Bang”.

Këngët në versionin akustik janë publikuar në kanalin e Ritës në YouTube si dhe të gjitha platformat muzikore./21Media