Skuadra e Prishtinës ka ritestuar tetë futbollistët që rezultuan pozitivë në Gjibraltar dhe sërish pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, futbollistët kanë rezultuar negativë.

Këtë e konfirmoi vet klubi që bëri të ditur se ka dorëzuar tërë materialin e saj të provave me ndihmën edhe të avokatëve sportiv evropian.

Klubi thotë se është në pritje nga vendimi që do të marr Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s.

“Duhet theksuar se nuk është vetëm rasti i Prishtinës që po shqyrtohet, në situatë identike ndodhet edhe skuadra më e madhe sllovake, Slovan Bratislava pas dy herë anulimit të ndeshjes në Ishujt Faroe.

FC Prishtina vazhdon të besojë se çdo vendim i UEFA-s do të jetë i drejtë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Tetë futbollistët e ritestuar dalin negativë

Dje skuadra ka ritestuar tetë futbollistët e dal pozitivë në Gjibraltar…

Posted by FC Prishtina on Monday, 24 August 2020