Disa yje të estradës u mblodhën mbrëmë në Drimadhë për të festuar ditëlindjen e këngëtares, Arilena Ara.

E në mesin e tyre ishin edhe dy kantautorët më të pëlqyer, Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi, prezenca e të cilëve e ka gëzuar këngëtaren duke i cilësuar ata si dy djemtë që i favorizon më së shumti, shkruan portali rtv21.tv.

Jo rrallë herë, ata janë cilësuar si rivalë, por gjatë kësaj feste konfirmuan se kanë raporte shumë të mira me njëri- tjetrin. Madje ata janë tallur me këto cilësime.

Mirëpo prisni, ka ende. Dyshja si duket po planifikojnë të vijnë me një bashkëpunim. Ndonëse edhe në këtë pikë kanë një hall,  e ai është se cili do ta kompozojë këngën.

Pavarësisht, se kush do ta bënte ketë, një  projekt i përbashkët i tyre do të ishte “bomba” e kësaj vere, e cila po kalon mes një virusi që ka përfshirë botën./21Media