Rivalitet mes motrave Kardashian
3 Prill 2017
Format trupore të Kim Kardashian kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes
Format trupore të Kim Kardashian kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes
Megjithëse është cilësuar si mbretëresha e formave perfekte trupore, ylli 36-vjeçar ka nisur të acarohet që njerëzit e krahasojnë atë me motrën e saj Khloe Kardashian, duke thënë se kjo e fundit ka trupin më të mirë në të gjithë familjen Kardashian-Jenner.
Edhe pse Kim është e lumtur për humbjen në peshë të Khloe, nëna e dy fëmijëve po mundohet ta planifikojë diçka që mund ta lërë në hije motrën e saj.
“Kim dhe Khloe kanë një marrëdhënie konkurruese”, ka thënë një burim për “HollywoodLife”.
“Kim ka qenë gjithmonë mbretëresha e bukurisë, duke u cilësuar si motra më e famshme dhe që është lidhur me djemtë më seksi, por krahasimi që i po i bëjnë së fundmi me Khloe e ka shqetësuar atë.