Sot Hajvalia - Kosova (P) dhe Llapi - Besa

 Sot Hajvalia – Kosova (P) dhe Llapi – Besa

Stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë sot do të jetë arena e spektaklit dhe e definimit se kush do të jetë fitues i Kupës së Kosovës në Futboll, në dy finalet e mëdha.

E para zhvillohet prej orës 13:00 ndërmjet futbollisteve të Hajvalisë dhe Kosovës së Prishtinës, për ta kuptuar nivelin dhe fituesin në konkurrencën e femrave.

Ndërkaq, takimi i dytë prej orës 16 e 30 minuta do të jetë në mbyllje të këtij edicioni, me ç’rast Llapi e Besa do të luftojnë për shumë fronte./21Media