Rizvanolli: Projeksioni i fundit për rritje ekonomike rreth 10%

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli deklaroi se projeksioni i fundit për rritje ekonomike ka shkuar afër 10%. Javë më parë, në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës u përfol rritja prej 7.9%, por që Rizvanolli tha se tashmë të dhënat e fundit flasin për rritje më të lartë.
Arsyeja për këtë, sipas saj, është se janë shënuar rezultate shumë më të mira, sesa që jan pritur në eksport, import, konsum edhe në qarkullimin e të firmave e të hyrave.
“Me kënaqësi e them që projeksioni i rritjes ekonomike prej 7.9 përqind nga ana e Ministrisë së Financave ndërkohë është të rritur edhe më tej, tani më presim që rritja ekonomike të arrijë sipas projeksioneve gjithmonë, sivjet të arrijë 10 përqind. Ky është projeksioni i fundit, projeksioni mund edhe të ndryshojnë me kalimin e kohës derisa të dhënat rifreskohen. Arsyeja për këtë rifreskim kanë ndodhur përshak se në këta muaj të vitit që kanë kaluar ne kemi shënuar rezultate shumë më të mira sesa që kemi pritur edhe në eksport, në import, konsum edhe në qarkullimin e të firmave, të hyrave buxhetore të inkasuar, do të thotë të gjithë indikatorët që i kemi deri tani tregojnë që rimëkëmbja ekonomike do të jetë shumë më e shpejtë sesa që është pritur për këtë vit”, deklaroi Rizvanolli.
E pyetur nëse ky projeksion është shumë optimist, duke ditur se mekanizma ndërkombëtarë kanë tjetër parashikim për rritjen ekonomike të vendit tonë, Rizvanolli tha se beson në analizën e Depratamentit të Makroekonomisë.
Ajo përmendi edhe diasporën për të cilën pret që t’i japë një tjetër shtytje fuqizimit ekonomik të vendit .
“Sigurisht projeksionet janë projeksione dhe në realitet mund të ndodhë diçka tjetër, mirëpo nuk kam asnjë arsye për të besuar se këtu jam më optimiste se zakonisht. Në fakt, nëse trendët vazhdojnë kështu siç kanë qenë deri tani dhe nëse vazhdojmë të kemi situatën e mirë me pandeminë që nuk ka ndonjë arsye për të besuar ndryshe, tani presim edhe sezonin e verës kur mërgata viziton Kosovën dhe ia japin një shtytje fuqizimit ekonomik, mendoj që kemi shumë arsye për të qenë optimist”, deklaroi Rizvanolli./kp

Back to top button