Rizvanolli: Zhvillimi i Trepçës është kthyer në binarë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Trepça,  është ndërmarrje me peshë socioekonomike e historike për Mitrovicën e tërë Republikën.
Në Facebook Rivanolli ka publikuar disa të dhëna dhe suksese për ndërmarrjen Trepça, teksa ka thënë se Trepça do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Qeverisë, ndërsa që gjithnjë presim rezultate e llogaridhënie ndaj taksapaguesve.
“Më 2022 Trepça: pagë mesatare 805 euro për minatorë, angazhim i 200+ punonjësve për praktikë, shpenzimet janë ulur për 18%, të hyrat janë rritur për 23%, investimet kapitale janë rritur për 20%, kursim i 1800 MËh energji në krahasim me vitin paraprak. Trepça është ndërmarrje me peshë socioekonomike e historike, për Mitrovicën e tërë Republikën. Zhvillimi i saj është kthyer në binarë”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook./21Media

Back to top button