Maqedonia e Veriut sot do të sjellë vendim ndaj rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, që me shtetet e rajonit, si Kosova, Serbia dhe Mali i Zi të lëvizet pa teste PCR.

Nga ajo që deklaroi kryeministri Zoran Zaev në këto shtetet do të lëvizet kur do të jetë e domosdoshme, ndërkohë që nuk precizoi se çfarë nënkuptohet me fjalën “e domosdoshme”.

Ndërkaq, zëvendësministri i i Shëndetësisë, Ilir Hasani dje në “Click Plus” tha se në Prishtinë “do të mund të shkohet edhe për kafe”.

Infektologu Fadil Cana vlerësoi se tashmë duhet të mësohemi të jetojmë me virusin dhe se prioritet është të respektohen masat si mbajtja e distancës dhe maskave, shkruan TV21./21Media