Arjen Robben mund të kthehet të luajë. Pasi ka lajmëruar tërheqjen korrikun e kaluar, holandezi po vlerëson mundësinë të kthehet të veshë këpucët e futbollit.

Një lajm që ka zgjuar interesin e shumë klubeve, të bindur se 36-vjeçari ka akoma shumë për t’i dhënë futbollit.

Mes këtyre klubeve duket se është edhe Botafogo, me presidentin e brazilianëve, Ricardo Rotenberg, që ka thënë për Globoesporte se është i interesuar ta rikthejë holandezin.

“Jam interesuar për Robben, ai e di dhe më është përgjigjur. Ishte i lumtur për interesimin nga ana e klubit tonë”, ka deklaruar Rotenberg.