Këngëtarja e njohur dhe shumë e përfolur shqiptare, Nora Istrefi sot ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Butrint Imerin. Kënga mbanë emrin “Dy zemra” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip.

Kënga po pëlqehet nga fansat e dyshes, të cilët po e shpërndajnë në rrjetet sociale. Një postim i tillë nuk mungoi as nga ish-bashkëshorti i Norës, Roberti i cili disa pjesë të këngës i ka publikuar në Instastory.

Nora dhe Roberti janë ndarë në muajin gusht të vitit të kaluar. Nga martesa e tyre, çifti ka një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee. /21Media