Fushata “Një Kafe si Flutur” ka dy objektiva kryesore

Fushata “Një Kafe si Flutur” ka dy objektiva kryesore

Këngëtari i njohur, Robert Berisha është bërë pjesë  e fushatës senzibilizuese kundër koronavirusit “Një Kafe si Flutur”.

Në një lidhje direke në emisonin “Prite të Gjelbrën”, Roberti  ka nominuar futbollistin e njohur, Granit Xhaka që të bëhet pjesë e kësaj fushate që ka qëllim ndihmën e institucionet shëndetësore me pajisje dhe materiale të nevojshme për ta luftuar COVID-19.

Fushata “Një Kafe si Flutur” ka dy objektiva kryesore: Ngritjen e fondeve me të cilat do të mbështeten institucionet shëndetësore me pajisje dhe materiale të nevojshme për ta luftuar COVID-19; Shpërndarjen e informatave dhe këshillave nga burime të sigurta tek qytetarët në mënyrë që ta ngrisim vetëdijën se si ta ndalojmë shpërndarjen e COVID-19./21Media