Roberti publikoi video nga Qendra e Studentëve

Roberti publikoi video nga Qendra e Studentëve

Më 19 mars 39 qytetarë të Kosovës janë kthyer nga Stambolli dhe po mbahen në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Në mesin e personave të vendosur në karantinë është edhe këngëtari Robert Berisha.

Përmes disa videove të realizuara sot, Roberti ka falënderuar të gjithë mjekët që po kujdesen për ta si dhe Qendrën e Studentëve që po u sjell ushqim.

Roberti gjithashtu tha se nuk do të dal nga karantina pa qenë i sigurtë, pasi nuk e rrezikon as vajzën, as prindërit dhe të tjerët.

“Bëhuni të fortë, mos dilni shumë, përdorni vitamin C. Edhe me më lut se nuk dalë nga këtu, se nuk dua ta rrezikoj fëmijën tim, prindërit..”, tha ndër të tjera Roberti.

Theksojmë se,  të gjithë qytetarët që kthehen në Kosovë nga vendet tjera, detyrohen të qëndrojnë të mbyllur për 14 ditë në karantinë. /21Media