Pas vizitave dhe takimeve të shumta në Kosovë dhe Shqipëri, Kampioni i Botës Robin Krasniqi, sot ka vizituar Agjensionin e njohur të marketingut, Zero Pozitive Publicis.

Stafi i Zero Pozitive Publicis, vite më parë ka realizuar llogon identifikuese të Robin Krasniqit.

Robin Krasniqi kthehet në shtëpinë e vjetër! Kampioni momental i botës në boks Robin Krasniqi, nuk u kthye në shtëpi pa na vizituar.Ai sot ishte prezent në hapësirat e reja të agjensionit tonë, për të na nderuar. Stafi jonë kreativ vite më parë ka realizuar llogon identifikuese të Robin Krasniqit të cilën sot e mbanë me shumë krenari si kampion bote. Robin Krasniqi, u shpreh se është shumë mirënjohës për gjithë punën tonë në realizimin e brend identitetit të tij, dhe llogos me të cilën ai përfaqësohet në botë“, ka shkruar Zero Pozitive Publicis në Facebook./21Media