Modelja e njohur shqiptare Heidi Lushtaku dhe boksieri Robin Krasniqi i kanë dhënë fund fejesës së tyre 4-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Heidi përmes rrjeteve sociale. Modelja ka shkruar se ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme sidomos pas një periudhë afërsisht katër vjeçare së bashku, por sipas saj ata nuk arritën ta ruajnë harmoninë dhe përkushtimin për njëri-tjetrin, duke përfunduar në vendimin e ndarjes.

Tutje Heidi ka njoftuar se me Robin kanë mbetur mbetur miq dhe ka një respekt të veçantë për familjen e tij, këtu duke e veçuar ish-vjehrrën e saj.

Në lidhje me ndarjen e tyre Robini ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë. /21Media