Robin Krasniqi rikthehet me fitore
22 Gusht 2020
Ka përfunduar meçi mes boksierit shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi dhe çekut Stanislas Eschner.
Në meçin e zhvilluar sonte, Krasniqi ka mposhtur me nokaut teknik çekun.
33-vjeçari fitoi meçin e kategorisë gjysmë të rëndë në rundin e gjashtë.
Ndryshe, kjo ishte hera e parë që Krasniqi del në ring pas 15 muajsh./21Media