Krasniqi i rikthehet meçeve

Krasniqi i rikthehet meçeve

Boksieri i njohur, Robin Krasniqi po u rikthehet meçeve. Kështu të paktën u bë e ditur përmes një njoftimi nga grupi zyrtar i boksierit në Facebook, ku është zbuluar se Krasniqi do të përballet me gjermanin, Stefan Hartel Green dhe se kjo përballje do të zhvillohet më 11 maj.

“Robin Krasniqi, më 11 maj do të ndeshet me Stefan Hartel Green, i cili si kundershtar ishte paraparë në duelin e kaluar, por nuk ishte mbajtur. Për Krasniqin, kjo është kjo mbrojtja e dytë e titullit të më të mirit të Evropës dhe dueli numër 55.”, bëhet e ditur ndër tjerash.

 

Krasniqi është shpallur 2 herë kampion evropian dhe ne bazë të këtyre statistikave është boksieri më i suksesshëm shqiptar i të gjitha kohërave./21Media