Robin Krasniqi viziton Prekazin: Aty ku gjaku solli lirinë

Boksieri kosovar Robin Haxhi Krasniqi sot ka vizituar familjen Jashari në Prekaz, teksa ka shtuar se Prekazi është vendi i frymëzimit për brezat e ardhshëm.
Tutje Krasniqi ka shtuar se Prekazi është vendi ku gjaku solli lirinë e Kosovës.
“Sot ishim në Prekazin e Adem Jasharit, në Prekazin e Ahmet Delisë e Tahir Mehes, ishim aty ku gjaku solli lirin, ku jeta nuk vlen asgjë pa lirin e atdheut. Ishim në vendin e frymëzimit që të mësohen brezat e ardhshëm se si luftohet e sakrifikohet për atdheun, dhimbjen dhe lotin tonë e lante mikpritja e Bacës së Shqiptarisë të madhit Rifat Jashari i cili na priti e na përcolli si Mic Sokoli i cili nuk i lëvizte qerpiku edhe pse nga dritarja e tij e kullës shihej një lendinë varre. Zoti e bekoftë familjen Jashari, Bacën tonë Rifatin dhe gjithë Shqiptarinë!”, ka shkruar ai në Facebook./Media

Back to top button