Ata mund të mbajnë materiale me peshë mbi 330 kilogramë

Ata mund të mbajnë materiale me peshë mbi 330 kilogramë

Tetë robotë, të gjithë të quajtur Noah, po punojnë së fundmi në Spitalin e Grave dhe Fëmijëve të Guangzhou, Kinë.

Duke përdorur teknologjinë GPS, një robot Noah është në gjendje të lëvizë me lehtësi dhe mund të mbajë materiale dhjetë herë më shumë se një anëtar i stafit njerëzor.

Sipas krijuesve ata do ju kursejnë infermierëve deri në 1.944 kilometra ecje çdo vit. Secili prej robotëve të vegjël mund të mbajë dokumente, paisje kirurgjikale dhe ilaçe që peshojnë deri në 330 kg, ose dhe shumë më tepër.

Ata janë të programuar me frazat si “Po shkoj këtu!’, “Po hyj në ashensor!” dhe “Jam penguar!” për të njoftuar kolegët e tyre humanë gjatë ditës. Robotët kushtojnë 75,000 paund.