Roboti nga materiali i butë që vrapon, noton e kërcen në lartësi të caktuar

Roboti nga materiali i butë është krijim teknologjik i shkencëtarëve të Universitetit Kepller në Johanes të Austrisë.
Shkencëtarët këtë robot e disajnuan në atë mënyrë që të vrapojë, notojë dhe të hedhet në lartësi të caktuar, bazuar në kapacitetin e trupit të tij.
Gjatë testimit, roboti vrapoi me shpejtësi të madhe, më saktësisht më shpejtë se një gatopard.
Dhe ky rezultat ishte mahnitës, pasi që gatopardi vlerësohet të jetë kafsha më e shpejtë në Tokë.
Nga ky robot nuk mund të presim mrekulli, pasi që ai ka madhësi trupore vetëm disa milimetra, por këto makina të vogla me gjasë se janë robotët më të shpejtë në planet.
Robotët e butë dallojnë nga robotët e zakonshëm që shihen në fabrika, restorante dhe ekspozita shkencore. Ata krijohen me material fleksibil, siç është polimeri, që u mundëson të ndërrojnë formën me ndryshimin e temperaturave.
Materali i butë u mundëson këtyre robotëve të funksionojnë në mënyrë të ngjashme me organizmat e gjallë, të butë.
Për dallim nga robotët e butë, të tjerët ndërtohen nga materiale të forta, si plastika, alumini dhe metali.
Sa i përket robotit të butë e të shpejtë, ka kohë që shkencëtarët kanë bërë përpjekje për krijim të llojit të tyre. Qëllimi i tyre është që robotët t’i shfrytëzojnë për punë në ambiente ekstreme, ku makinat tjera nuk mund të funksionojnë.
Robotët e tillë mund të luajnë një rol me rëndësi në fushën e mjekësisë. Psh, mund të ndihmojë në procesin e punës në kolonoskopi.
Mjekët në këtë rast mund të shfrytëzojnë robotin për kontrollim të shpejtë të ndonjë anomalie në organet e pacientit, të cilat vështirë se ekzaminohen me robotë diagnostik të zakonshëm./21Media

Back to top button