Lojtari i Realit mund të kalojë në Premierligë

Lojtari i Realit mund të kalojë në Premierligë

Prestigjiozja ”SunSport” raporton se ylli i skuadrës së Real Madridit, James Rodriguez mund të transferohet te skuadra e Premierligës angleze, Manchester United.

Sipas ”SunSport” skuadra dhe lojtari janë duke zhvilluar marrëveshje verbale. Nga ky transferim, skuadra spanjolle, Real Madrid do të fitojë 50 milionë euro.

Ndryshe, James Rodriguez te ”Los blancos” ishte transferuar në vitin 2014.