Rohde: Absurde të rrezikohet konfrontim i dhunshëm për shkak të targave

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se është absurde rrezikimi i një konfrontimi të dhunshëm në Kosovë për shkak të targave.
Sipas tij, nevojitet vullnet politik për deskalimin e situatës.
“Nevojë urgjente është vullneti politik për depërshkallëzim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit! Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, ka shkruar Rohde në një postim në Twitter,
Më 1 nëntor Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë vendim.
Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës./21Media

Back to top button