Rohde: Arrestimi i zyrtarëve policorë nga një shtet kandidat i papranueshëm

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas ndalimit të pesë policëve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Rohde ka thënë se kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe se presim që politikanët serbë të ngrisin zërin për bashkëqytetarët e vet.

“Depërshkallëzimi tani! Ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Kosovës, përfshirë serbë, nga autoritetet e Serbisë është i papranueshëm dhe sigurisht jo diçka që mund të pritet nga një vend kandidat për BE. Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe ne presim që politikanët serbë të ngrisin zërin për bashkëqytetarët e vet”, ka shkruar Rohde në “X”.

Back to top button