Rohde: Gjermania e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar sulmin në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.
Përmes një postimi në platformën X, ai ka theksuar se ky sulm prek të gjitha komunitetet në mbarë Kosovën.
“Bëjmë thirrje për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, ka thënë Rohde.