Rohde përgëzon Kosovën për bashkëpunimin rajonal

 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal para takimit të Procesit të Berlinit.

“Të inkurajuar nga qëndrimi proaktiv i qeverisë kosovare për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal përpara takimit të Procesit të Berlinit me vizat e vendit të tretë dhe kartat e identitetit që udhëtojnë në rajon”, shkruan diplomati gjerman në Twitter.

Ndryshe, ndonëse nuk përmendet Mini-Schengeni, Qeveria Kurti 2 është zotuar të marrë pjesë në nismat rajonale vetëm si palë e barabartë. Mbështetur në programin qeverisës, Kosova do të përfaqësojë me profil të qartë dhe të pavarur interesat nacionale të vendit dhe qytetarëve të tij në formatet e ndryshme të bashkëpunimit rajonal.

“Kontributi ynë do të jetë konstruktiv dhe do të synojmë njëkohësisht respektimin e normave ndërkombëtare. Republika e Kosovës e dëshiron bashkëpunimin rajonal. Mirëpo nevojitet një bashkëpunim pa diskriminim. Kjo vlen që nga njohja e dokumenteve tona shtetërore e deri te përfaqësimi i vendit tonë. Ashtu si Kosova është njohur nga shumica dërrmuese e shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, po ashtu presim edhe respektimin e plotë të sovranitetit tonë nga shtetet e rajonit”, shkruan në programin qeverisës.

Back to top button