Vatikani ka njoftuar se katër pjesëtarë të rojave zvicerane, forca personale e mbrojtjes së Papa Franceskut, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Të katër ata tregonin simptoma dhe janë aktualisht në karantinë, tha zëdhënësi i vatikanit Matteo Bruni në një deklaratë.

Ndërkohë, të gjitha rojat, në shërbim apo jo, do të veshin maskat brenda dhe jashtë në përputhje me masat e kërkuara”, shtoi ai.

Rojat zvicerane, një ushtri e krijuar në 1506 nga Papa Xhuliusi II për mbrojtjen e tij, aktualisht numërojnë mbi 100 trupa. Ato janë një magnet për vizitorët e Vatikanit, me uniformat e tyre verdhë, kuq dhe të kaltërt, armatimet dhe helmetat e veçanta.

Sipas traditës, rojat zvicerane duhet të jenë të gjithë nga 19 deri në 30 vjeç dhe të paktën 1.74 të gjatë. Ata duhet të jenë katolikë praktikantë katolikë, zviceranë, dhe të pamartuar. Sot, rojat zvicerane thuhet se gëzojnë një marrëdhënie më personale dhe jo formale me Papa Franceskun, që konsiderohet se është më pak i lidhur me protokollin strikt papal se sa paraardhësit e tij.

Vatikani ka thënë se Papa Francesku, 83 vjeçar, po monitorohet në vazhdimësi për koronavirusin.