Artisti i njohur amerikan David Duchovny ka lansuar këngën e re “Layin’ on the Track”e cila përmban mesazh politik.

Mediumi i famshëm CNN teksa shkruan për këngën e re të Duchovny-t, e përshkruan atë si këngë politike, kurse këngëtari shprehet se ka qenë e vështirë për të, të shkruajë këngë që bart mesazh politik.

“Është paksa e ndërlikuar sepse asnjëherë nuk kam shkruar një këngë politike”, tha ai për CNN derisa theksoi se për herë të parë ka provuar të shkruajë diçka që flet për një moment të caktuar.

Duchnovy më herët ka shkruar edhe romane dhe poezi, ndërsa kjo është përvoja e parë e tij me tekste politike, specikisht me zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tutje, artisti ka treguar se me muzikën dhe shkrimin e teksteve merret qysh nga fëmijëria, duke theksuar se bindjet politike secili duhet t’i shpreh lirshëm. /21Media