Rokerët veteranë “The Rolling Stones”, ia dolën të kryesojë toplistën e albumeve në Britani të Madhe edhe një herë, duke krijuar histori me të bërit bendi i parë që arriti në këtë pozitë pas gjashtë dekadash, ka njoftuar kompania The Official Charts

Ky bend i cili filloi të interpretojë muzikë në vitin 1962, arriti të kerysojë këtë toplistë me albumin e ripunuar “Goats Head Soup”, origjinali i të cilit u lansua në vitin 1973, kur edhe atëherë kryesoi në pozitën e parë.

The Stones, të cilët vazhdojnë të organizojnë turne përkundër asaj se anëtarët Mick Jagger e Keith Richards janë nga 77 e 76 vjeç, tani  vlerësohen me kryesim me 13 albume në toplistën britanike në vendin e parë, po aq sa kishte arritur ikona e muzikës Elvis Prislli e Robi Uilliams.

Sipas Official Charts, vetëm bendi The Beatles ia kalon atyre me 15 albume.

Bendi anglez The Rolling Stones u formua në vitin 1962, në Londër. Ata kanë arritur shitje rekord të incizimeve, me 240 milion, gjë që e bën njërin prej bendeve që ka shitur më së shumti incizime në të gjitha kohërat. Stones janë shpërblyer me tri çmime Gremi për këngët e tyre, dhe një Gremi për veprën jetësore.

Në vitin 1989, ata u anëtarësuan në hollin e të famshmëve të Rokenrollit, e në vitin 2004, në hollin e muzikës në Britani.

Rolling Stones deri më tani kanë lansuar 30 albume, 23 prej tyre me muzikë live. /21Media