Përfundoi ndeshja mes Romës dhe Atalantas, ku pas 90’ minutave lojë, rezultati përfundimtar ishte i barabartë 1:1.

Rezultatin të parët e zhbllokuan futbollistët e Atalantas, ku nga një asistim i Gosens, Malinovsky shënoi gol në minutën e 26’.

Në pjesën e dytë, Roma ishte më agresive në kërkim të golit, ku në minutën e 75’ përmes mesfushorit Bryan Cristante, arriti të barazojë shifrat në 1:1.

Goli i Cristantes doli të ishte i fundit në këtë ndeshje, ku të dy skuadrat ndanë pikët e barabarta.

Atalanta ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 69’ e ndeshjes, ku Gosens u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, kështu duke ia vështirësuar punët skuadrës së tij.

Me këtë barazim, Atalanta ngjitet në pozitën e tretë në tabelë me 65 pikë, po aq sa ka edhe Juventusi në vendin e katërt, me vetëm një pikë larg vendit të dytë, skuadrës së Milanit.

Roma pozicionohet në vendin e shtatë me 54 pikë, 10 larg vendit të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.