Roma forcoi pozitën si lidere e Grupit A të Europa Leagues falë fitores së thellë 5-0 ndaj skuadrës rumune Cluj, në stadiumin “Olimpico”. Për verdhekuqtë kjo sfidë rezultoi si shëtitje, pasi në asnjë moment nuk u vu në diskutim suksesi.

Skuadra e kryeqytetit italian e mbylli pjesën e parë me tre gola diferencë, pasi gjetën rrjetën Mkhytarian, Ibanez dhe Mayoral. Gjatë pjesës së dytë ekipi i drejtuar nga Fonseca shënoi edhe dy gola të tjerë me Mayoral dhe Pedron për rezultatin përfundimtar 5-0.

Napoli arriti një fitore me përmbysje 1-2 ndaj Rijekës, që e vuri në vështirësi skuadrën e Gattusos në pjesën e parë. Skuadra kroate kaloi e para në epërsi në minutën e 13-të me Muric

Napolitanët mundën të barazonin në fundin e pjesës së parë me Demme, ndërsa në të 62-ën detyruan Braut të shënonte autogol. Po në këtë grup, Real Sociedadi fitoi 1-0 ndaj Alkmaarit.

Tottanhami bëri shumë shpejt autokritikë për humbjen e një jave më parë në fushën e Antwerpit.