Në klubin romak janë të mahnitur nga paraqitjet e talentit italian

Në klubin romak janë të mahnitur nga paraqitjet e talentit italian

Pak kush ka pritur që në vetëm kaq pak muaj Nicolo Zaniolo do të shndërrohej në një idhull për tifozët e Romës. Madje ka të atillë që kanë filluar ta krahasojnë me legjendën e klubit, Francesco Tottin.

Zaniolo në verë iu bashkua Romës nga Interi dhe nënshkroi kontratë për pesë vite për një pagë minimale 300 mijë euro në sezon, që mund të shkonte në 600 mijë nëse do të plotësohej kriteri i ndeshjeve të luajtura.

Me 14 ndeshje e tre gola në Serie A, dy takime në Kupën e Italisë dhe sidomos me gjashtë aktivizime e dy gola në Ligën e Kampionëve, Zaniolo e ka fituar tashmë pagën maksimale që parashikonte kontrata.

Drejtori sportiv, Monchi e ka për prioritet rinovimin me 19-vjeçarin.

Në fund të sezonit, palët do të ulen në tryezë për të përpiluar kontratën e re me gjashtëfishim të pagës dhe zgjatjen edhe një vit tjetër, pra deri në vitin 2024.

Babai i futbollist dëshiron që të hiqet klauzola në kontratë, ndërsa paga mund të arrijë 2 milionë euro në sezon, duke përfshirë edhe bonuset.