Roma-Manchester United, formacionet zyrtare

 

Me një këmbë në finale të Ligës së Evropës, Manchester United do të jetë sonte mysafir i Romës në kthimin e gjysmëfinales së kësaj gare në “Olimpico”, në orën 21:00.

Në ndeshjen e parë, United shkatërroi skuadrën romake si vendës me rezultat të thellë 6:2, me golat e Bruno Fernandes në minutat 9’ dhe 71’, Edinson Cavanit në minutën e 48’ dhe në atë të 64’ dhe me nga një gol të Paul Pogbas në minutën e 75’ dhe Mason Greenwood në minutën e 86′.

Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku te Fonseca i Romës do të mungojnë Calafiori, El Shaarawy, Kumbulla, Lopez, Pedro, Spinazzola, Veretout dhe Zaniola. Në anën tjetër, për skuadrën e Solskjaer nuk do të paraqiten James, Jones dhe Martial.

Formacionet zyrtare:

AS Roma (4-2-3-1): Mirante; Karsdorp, Smalling, Ibanez, Peres; Cristante, Mancini; Pedro, Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Shaw, Maguire, Bailly, Wan-Bissaka; Fred, Van De Beek; Pogba, Fernandes, Greenwood; Cavani

Back to top button