Roma e nisi për mrekulli takimin, derisa vetëm pas pesë minutash lojë kaluan në epërsi. Një aksion i shpejtë i Gaiallorosëve nga krahu i majtë, bëri që Edin Dzeko të shënonte nga afërsia pas asistimit nga Leonardo Spinazzola.

Dominimi i Romës vazhdoi në pjesën e parë, derisa gjetën golin edhe me Pedro Rodriguez në minutën e 37-të, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan me epërsinë minimale të Romës 0-1.

Në minutën e 87-të, Roma gjeti edhe golin e dytë kur Jordan Veretout asistoi bukur te Borja Mayoral i cili shënoi për 0-2.