Olivia Wilde dhe Harry Styles po kalojnë shumë kohë së bashku derisa po vazhdojnë të xhirojnë për filmin e tyre “Don’t Worry Darling” në Los Angeles.

“Ajo është shumë e lumtur me Harry-n”, ka thënë një burim për “People”.

Lidhja mes aktores 36 vjeçare dhe këngëtarit 27 vjeçar ishte bërë publike në fillim të janarit të këtij viti pasi ata ishin parë dorë për dore në një dasmë të një miku të tyre në Kaliforni./21Media