Romë: Promovohet romani i përkthyer italisht i J.Buxhovit

Nesër në Romë, promovohet romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në italisht

Nesër në Romë, promovohet romani i Jusuf Buxhovit “Per te terra mia – Le Confessioni di Gjon Nikola Kazazi” (Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit) i botua këto ditë në italisht nga shtëpia e njohur botuese e Romës “Armando” në përkthimin e Liljana Cuka-Maksuti.
Botuesi italian ka bërë të ditur se më 3 qershor, në orën 16, nën moton “Historia e zhdukjes së një populli”, do të promovojë romanin para një audience reprezentative kulturore dhe intelektuale italianë, e ku pritet të marrin pjesë edhe ambasadorët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, përfaqësuesi i Ipeshkvisë së Kosovës dhe të arbëreshëve nga Italia. Në prononcimin e botuesit, pos tjerash thuhet se “bëhet fjalë për një roman të madh nga një periferi, nga aty ku historikisht politika dhe feja luftojnë për hapësirën dhe mbikëqyrje”.
Më tutje thuhet se “ardhja e murtajës, mbyllja, mosbesimi ndaj fuqisë, marrëdhënia me Zotin dhe nevoja për të organizuar një “rezistencë”, morale dhe efektive, kundër një autoriteti që dëshiron të asgjësojë një popull me dinjitet dhe nder në mënyrë që të krijojë ” njeriun i ri perandorak. Historia, tepër e fortë dhe plot ide filozofike, flet për një lidhje të pazgjidhshme midis një populli dhe tokës së tij, por në të njëjtën kohë është gjithashtu një histori e besimit dhe mosbindjes si një mjet për të arritur emancipimin e shpirtit, gjithmonë një fill i hollë i herezisë.Është gjithashtu një luftë kundër ndjenjës së pafuqisë që njeriu ndien përpara një epidemie misterioze dhe kërcënuese në të cilën mund të shohim shumë ngjashmëri me të tashmen. Liria ose vdekja – është udhëkryqi para të cilit gjenden protagonistët, të burgosurit e një bote në të cilën politika dhe feja garojnë për hapësirën dhe prozelitët./E.D-21Media

Back to top button