Këngëtarja Rona Nishliu është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë pagëzuar Bardhyl.

Rona përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për ardhjen në jetë të të birit si dhe ka shprehur omocionet e saj .

“10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer. Në ditë të rëndësishme si këto por dhe të ngarkuara emocionalisht nga situata pandemike, mbikqyrja profesionale shëndetësore është gjithçka”, ka shkruar ndër tjerash Rona.

Këngëtarja e cila shquhet për vokalin e saj në korrik të vitit 2019 ka marrë epitetin nënë për herë të parë pasi që lindi vajzën Noa. Ajo i ka dhënë fund beqarisë në vitin 2018. Dashurinë e tyre me martesë  ajo dhe bashkëshorti i saj e kurorëzuan në një ceremoni pranë familjarëve dhe shoqërisë./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rona Nishliu (@rona1shliu)