Artistja e njohur, Rona Nishliu, është duke e shijuar në maksimum jetën e saj familjare. Rona vitin e kaluar u bë nënë e një vajze, të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj e kanë pagëzuar me emrin Noa.

Rona për fasnat e saj herë pas here publikon fotografi të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, Rona ka publikuar një imazh shumë të veçantë përkrah bashkëshortit, teksa ka treguar një nga vetitë më të mira të bashkëshortit.

“Ky djalë, kombinohet mirë me ambientin, gjithmonë! Pa dashje ndodh dhe mua m’vjen inat”, ka shkruar Rona poshtë fotografisë së publikuar.

Rona Nishliu, beqarisë i ka dhënë fund në vitin 2018. Dashurinë e tyre me martesë  ajo dhe bashkëshorti i saje kurorëzuan në një ceremoni madhështore pranë familjarëve dhe shoqërisë së tyre. /21Media