Këngëtarja nga Mitrovica, Rona Nishliu i bën lutje Shqiptarisë që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet ta kenë dokumentin që iu takon.

Ky reagim vjen pas shumë diskutimeve që janë bërë dje në lidhje me votimin e kosovarëve në Shqipëri.

”Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njejtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri”, ka shkruar Rona në një status në facebook.

Sipas Ronës temë e diskutimit nuk duhet të jetë votimi i  kosovarëve atje, sepse edhe Vuçiçi vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçaniçë.

U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin…

Posted by Rona Nishliu on Monday, April 26, 2021

Kujtojmë që, dje në Shqipëri kanë votuar: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Planifikimit të Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Anita Haradinaj./21Media