Të dielën u festua festa e Shën Valentinit. Këtë vit kjo festë këngëtaren e njohur, Rona Nishliun e ka gjet më të përmbushur se asnjëherë më parë.

Për shkak të angazhimeve të saj, Rona nuk kishte bërë ndonjë publikim atë ditë por, por mbrëmë vendosi që përmes një imazhi të bukur familjar t’i urojë të gjithë të dashuruarit.

“Gëzuar Shën Valentinin e vonuar! Na vjen keq që ishim të zënë duke bërë kujtime të çmuara …” ka shkruar ajo në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rona Nishliu (@rona1shliu)

Kujtojmë se, Rona në muajin dhjetor të vitit të kaluar u bë nënë për herë të dytë. Ajo dhe bashkëshorti i saj u bekuan me një djalë të cilin e kanë pagëzuar Bardhyl. Kurse, në korrik të vitit 2019 ka marrë epitetin nënë për herë të parë pasi që lindi vajzën Noa./21Media