Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rona Nishliu dje festoi ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë ajo zbuloi se po bëhet nënë për herë të dytë, një vit pasi solli në jetë vajzën Noan.

Përmes një fotografie të bukur të publikuar në Instagram, këngëtarja shumë e dashur për publikun tregoi se sa ndjehet e bekuar.

“Sot në ditën e lindjes, du të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje. Nuk paska bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera, ju dua shumë”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Rona Nishliu i ka dhënë fund beqarisë në vitin 2018. Dashurinë e tyre me martesë  ajo dhe bashkëshorti i saj e kurorëzuan në një ceremoni madhështore pranë familjarëve dhe shoqërisë së tyre./21Media