Të gjithë e njohim si njërin nga lojtarët më të dashur dhe më fantastik që ka pasur bota e futbollit. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Barcelonës, PSG-së dhe Milanit, brazilianin Ronaldinho.

Para pak çasteve, përmes një adresimi në rrjetet e tij sociale, Ronaldinho njoftoi ndjekësit e tij se ka rezultuar pozitiv në testin për virusin Covid-19.

Duket se Ronaldinho nuk e mori me panik këtë lajm pasi shihet i buzëqeshur, ashtu siç ishte gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike.