Ronaldo shënoi dy gola

Ronaldo shënoi dy gola

Futbollistët e Juventusit shënuan sot fitore në kuadër të javës 16 të kampionatit italian.

Ata para shikuesve të vet mposhtën Udinesen me rezultat 3:1 dhe në këtë mënyrë rimorën kreun e tabelës nga Inter që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Juve ishte shumë e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe ka mundur të shënojë fitore edhe më bindëse.

Cristiano Ronaldo serish u shqua në këtë ndeshje duke shënuar dy gola, në minutat 9 dhe 37.

Golin e tretë për skuadrën nga Torino e shënoi Bonnuci në minutën 45.

Vlen të theksohet se gjyqtari anuloi një gol të bukur të Dybala në pjesën e parë pasi ai kishte prekur topin me dorë.

Mysafirët shënuan golin e nderit në minutën e katërt shtesë të ndeshjes përmes Pussetto.

Kjo ishte humbje e nëntë e Udinezes në këtë edicion garash dhe skuadra vazhdon të mbetet në zonën e rrezikuar, përkatësisht në pozitën 17 me gjithsej 15 pikë.