Ronaldo, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave
21 Janar 2021
Cristiano Ronaldo të mërkurën në mbrëmje e shënoi e tij të 760-të në karrierë, pikërisht në ndeshjen e Superkupës së Italisë, duke u bërë top golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.
Ylli portugez kishte barazuar rekordin e Josef Bican për golat e shënuar për klubin dhe vendin gjatë fitores 3-1 të Juventusit ndaj Sassuolos më 10 janar.
Ai më pas kaloi ish sulmuesin çek në finalen e Superkupës italiane kundër Napolit të Mërkurën në mbrëmje.
Ronaldo zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë duke shfrytëzuar maksimalisht një goditje nga këndi nga e majta dhe e drejtoi topin brenda rrjetës nga distanca.
Ronaldo ka shënuar 84 nga 760 golat e tij në karrierë në aventurën e tij dy-vjeçare e gjysmë me “Zonjën e Vjetër”.